Refuzimi i Kurtit, Lubonja: Bëri mirë, e ka kuptuar se Rama do që ta rrëzojë nga pushteti

0
230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për analistin Fatos Lubonja, Albin Kurti bëri veprimin e duhur me mospranimin e një takimi me kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës zyrtare të këtij të fundit në Prishtinë.

Në një lidhje video në emisionin “Open”, Lubonja tha se Kurti e ka kuptuar që Rama do ta rrëzojë nga pushteti.

“Unë jam me logjikën se Kosova është një shtet i pavarur dhe se Shqipëria nuk është një shtet amë, por një shtet me të cilin ndjehet afër. Kushtetuta jonë e ka ndjeshmërinë ndaj Kosovës në radhë të parë. Shqiptarët e Kosovës duhet t’i respektojmë dhe jo t’i drejtojmë ne. Rasti konkret është gabim i hapur. Unë nuk e shoh fare Shqipërinë si modeli i Kosovës, por Kosovën e Kurtit e shoh si shpresë të triumfit të një modeli qeverisës shqiptar të kundërt me atë në Shqipëri. Kurtin e dua kundërshtar të Ramës në thelb lidhur edhe me këtë. Për mua ky konflikt është mes modeleve që përfaqësojnë Rama dhe Kurti. Kurti e ka kuptuar se dikush po punon për ta eliminuar nga pushteti. Jo vetëm që ia ka bërë mirë, por është treguar dhe shumë diplomat që e ka takuar me zyrtarët e tjerë”, tha Lubonja.

Sipas tij, qasja e Ramës në konfliktin Kosovë-Serbi është në interesin e tij personal dhe jo në atë të shqiptarëve.

“Pozicioni i Ramës është i qartë, ai pozicionohet krah ndërkombëtarëve. Rama këtu është bërë me të padrejtën për interesat e tij. Po të ishte për interesat e shqiptarëve do ishte më pranë Kurtit. Asociacioni ka qenë problem i hapur. Rama nëse do kishte interesin e shqiptarëve do e trajtonte këtë çështje me Vuçiçin dhe Kurtin. Rama nxitoi të bëjë një draft-asociacion për të kënaqur interesat perëndimore. Do të jetë i vetmi mediator i ndërkombëtarëve në Ballkan. Këtu është një lojë pushteti”, tha Lubonja.

Zjarr Tv Ad