“Pengmarrja” me diplomat, Alibeaj: Keni zgjedhur kërbaçin…

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Aliebeaj ka shprehur rezervat e tij në lidhje me projektligjin që do t’i detyrojë studentët e Mjekësisë, që të punojnë në vend deri në 5 vite dhe më pas të pajisen me diplomë.

Ai tha se duhet të bëhet studim për këtë nismë se çfarë do të sjellë, dhe për faktin nëse do t’i shtyjë studentët që të zgjedhin më pas universitetet private.

“Nëse nuk e pajisni mjekun me diplomë, sa të sigurt jeni se duke ikur pa diplomë, por ikën vetëm me një listë notash edhe mund ta marrin. A keni bërë një studim? Sa mund ta frenojë ky vendimi juaj?! A keni një përgjigje? Bie dakord se qëllimi i projektligjit ka qëllim të mirë për popullatën, por se mjekët që keni zgjedhur janë dispropocional. Keni zgjedhur kulaçin dhe kërbaçin. Kur thoni; nuk ta jap diplomën, nëse nuk vazhdon të japësh shërbimin për 3-5 vite me radhë.

Deri më sot, ata që kanë ikur, a ju është ofruar punë në sistemin shëndetësor në vend? A ka një statistikë apo jo?! Duke vendosur një kufizim të tillë, studentët që kanë ëndërr këtë degë, a mos ndoshta është një mjet i cili duke u miratuar kështu me shpejtësi, para provimeve, mund të penalizojë që ata që duan të vazhdojnë në mjekësi, shkojnë dhe e ndjekin në universitetet private. Se penalizohen ata që studiojnë në shtet”, tha Alibeaj.

Zjarr Tv Ad