Opozita e kërkon në Kuvend, Bardhi zbulon ku ndodhet Rama: Po shijon plazhin, ma tha Ulsiu që ka ikur në…

0
396
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në seancën e sotme plenare pasi është në plazh, në jug të vendit. Kjo u bë e ditur gjatë seancës së sotme nga deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Ky i fundit tha se Rama është në plazh në Dhërmi.

E pas kësaj deklarate kishte dhe komente nga ministrat. Bardhi iu drejtua ministrit Ulsi Manja duke i thënë se ai ishte personi që i kishte treguar vendndodhjen e Ramës.

“Kryeministri është në plazh në Dhërmi. Më the ti o Ulsi. A më the ti që është Edi Rama në Dhërmi?“- thotë Bardhi.

Seanca e fundit plenare për këtë session parlamentar u shoqërua me debate mes opozitës dhe maxhorancës në lidhje me projektligjin për studentët e mjekësisë por edhe diskutimet për arratisjen e Arben Ahmetajt.

Zjarr Tv Ad