Bardhi: Basha është Baftjar Zeqo i Kuvendit, nëse …

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Gazment Bardhi është shprehur për mediat pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve se nuk do ta besojë që ka deputetë të opozitës që do votojnë pro rritjes së pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij me këtë veprim ata do japin mesazhin se Edi Rama nuk do ta ketë gjykatën kushtetuese në varësinë e tij.

Ai shtoi se nuk do ta besojë se Lulzim Basha është “Baftjar Zeqo i Kuvendit” që vjen me vrap për të votuar propozimet e qeverisë, duke e krahasuar kreun e PD me ish kryebashkiakun soialist të Fierit.

Bardhi u shpreh se Basha duke mos ardhur për rreth një vit në Kuvend, dhe duke u rikthyer për të votuar “me vrap” një ligj të propozuar nga Edi Rama, ka pranuar të konsiderojë veten “Baftjar Zeqo të Kuvendit të Shqipërisë”.

“Nuk dua ta besoj që ka deputetë opozitarë që do japin mesazhin se Edi Rama nuk do ta ketë gjykatën kushtetuese në varësinë e tij. Nuk dua ta besoj se do vijnë në seancë e do thonë se Edi Rama është burrë i mirë që i ka rritur pagat gjyqtarëve. Bëhet fjalë për një pakt mes Ramës dhe gjykatës.

Nuk dua ta besoj se Lulzim Basha është Baftjar Zeqo i Kuvendit që vjen me vrap për të votuar propozimet e qeverisë. Ai ka një vit që nuk vjen dhe të vish herën e parë për të votuar një ligj të propozuar nga Edi Rama me argumentin se qenka bërë Rama burrë i mirë, e ke pranuar të konsiderosh veten Baftjar Zeqo të Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad