Ky është 28-vjeçari shqiptar i cili për dy vite me radhë ushtroi dhunë barbare ndaj bashkëshortes së tij dhe tentoi disa herë ta vriste.
Aurel Kurti, nga Klosi, nisi dhunën ndaj 22-vjeçares kur u bë e ditur gjinia e fëmijës së tyre pasi nuk donte vajzë!
Tortura ndaj bashkëshortes u zbulua mbrëmjen e së enjtes (21 shtator) kur fqinjët shpëtuan të renë nga duart e tij, pasi po tentoi ta mbyste brenda banesës ku jetonin.
Aurel Kurti e kishte kapur me duar për qafe, por kanë qenë britmat e 22-vjeçares që kanë mobilizuar banorët të cilën kanë shkuar tek banesa duke goditur dyert me forcë për ta shpëtuar. Në atë moment shqiptari ka tentuar të ikë nga dera e jashtme por është kapur nga fqinjët, të cilët më pas ia dorëzuan policisë.
Kur efektivë hynë brenda e gjetën shqiptaren të gjakosur me vajzën 2 vjeçe e gjysmë në krahë duke e përqafuar.
Çifti u martua në Shqipëri kur vajza ishte vetëm 18 vjeç, në një martesë të detyruar nga familja e saj.
Rreth një vit e gjysmë më vonë ata u bënë prindër të një vajze. Dy vite më parë, në vitin 2021, 28-vjeçari u shpërngul me të renë dhe foshnjën në Greqi, në një zonë pranë Volosit, ku Aurel Kurti punon si ndërtues.
Dhuna ndaj të resë zgjati dy vite dhe bashkëshorti e mbajti 22-vjeçarin dhe fëmijën të mbyllur dhe të izoluar plotësisht në shtëpi, ndërsa fëmija nuk kishte shkuar asnjëherë tek mjeku.
Në dy vitet e izolimit, në pesë muajt e fundit ajo nuk e pa as dritën e diellit, pasi i ndalohej as të dilte në oborrin e shtëpisë.
Gjatë gjithë kësaj kohe ai e mbante rob. Përveç torturave të tmerrshme që përjetoi gruaja në një shtëpi që i ishte kthyer në burg, bashkëshorti i saj i kishte ndërprerë lloj ndërveprimi shoqëror dhe e shantazhonte çdo ditë.
Ai e kërcënoi se do të shkonte vetë në Shqipëri për të vrarë prindërit e saj, nëse ajo do t’u tregonte familjarëve se çfarë po kalonte ose do të përpiqej të largohej.