“Lul dylli mbylle sqepin! Pranimi i fajit nga McGonigal, zhytje tape edhe për ty”

0
814
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj Lulzim Bashës, pasi ky i fundit tha se Edi Rama dhe Sali Berisha e kanë akuzuar pa të drejtë dhe e vërteta sipas tij doli, pasi ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal pranoi akuzat.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani e etiketon Bashën si “busti i dyllit” dhe super qesharak. Sipas Manjanit, e vërtetat është se u provua që Rama-Mcgonigal i kanë gjetur një financim të parregullt dhe se shtohen prova përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që Departamenti i Drejtësisë Amerikane ka një dosje hetimore e cila duhet t’i ishte vënë në dispozicion Prokurorisë së Shqipërisë në përgjigje të letërpororsisë.

Manjani shkruan se doli e vërteta e pengmarrjes dhe se “Lul dylli, nuk ka ç’ti gëzohet kësaj të vërtete, por duhet të mbyllë spepin se deklarimi i pranimit të fajsisë nga Mcgonigal është zhytje tape edhe për të”.

Postimi i plotë:

“E vërteta doli”- thotë busti i dyllit Lulzim.

Është super qesharak!

Po or po, doli cullak e vërteta. U provua që Rama Mcgonigal i kanë gjetur një financim të parregullt Lulit. E vërteta është që ata e gjetën këtë financim, por ama Luli e bëri gjëmën. Po të mos e bënte atë financim të parregullt, nuk kishin se ç’të gjenin ata.

Madje, aq cullak doli e vërteta sa shtohen prova përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që Departamenti i Drejtësisë Amerikane ka një dosje hetimore e cila duhet t’i ishte vënë në dispozicion Prokurorisë së Shqipërisë në përgjigje të letërpororsisë. Tashmë e thotë gjykata Amerikane këtë gjë.

Dëshmia e MCgonigal e provon qartësisht që ekziston kjo dosje atje. Për këtë dosje Prokuroria e Shqipërisë kërkoi informacion me letër porosi nga Amerika. Por përgjigja nuk erdhi kurrë. Mosdhënia e përgjigjes së letërporosisë nga kanalet diplomatike të ShBA, është gjithashtu fakt i njohur.

Kështu që Lul dylli, nuk ka ç’ti gëzohet kësaj të vërtete, por duhet të mbyllë spepin se deklarimi i pranimit të fajsisë nga Mcgonigal është zhytje tape edhe për të.

Dmth po ti dojë qejfi Departamentit të Shtetit, lejon Ambasadën këtu të nisë përgjigjen që Departamenti i Drejtësisë e ka bërë gati për drejtësinë tonë dhe, burgu për Lul dyllin është i pashmangshëm.

Po ore po, e vërteta e pengmarrjes doli.

Ekzaltimi i Lulit është thjesht idiot.

Qesharak komplet.

****

Qëllimi i këtij komenti nuk është Luli në thelb, sepse Luli s’i hyn në punë as dreqit, por fakti se si mbahet peng drejtësia e gjasme reformuar për arsye politike, edhe nga Amerikanët që e duan shumë drejtësinë tonë “të pavarur”.

Zjarr Tv Ad