Nga Çim Peka
Harrojeni se Vuçiç sulmon Veriun me ushtri, nuk do të ishte vetëm sulm ndaj Kosovës por sulm ndaj NATO (është marrëveshja e Kumanovës).
Ju besoni se NATO do të toleronte një sulm ndaj saj, prej një aleati të Rusisë dhe ‘tigri prej letre’ si Serbia?
Nuk është në pikëpyetje vetëm territori i Kosovës, por së pari është një sulm mbi NATO. Për të gjithë ata që bëjnë krahasime idioteske me Ukrainën, duhet ta dini;
Ukraina nuk është në NATO dhe nuk ka asnjë marrëveshje që mbrohet nga NATO.
Qëllimi i dyshes Rama-Vuçiç është panikosja që të shtohet presioni mbi Kurtin, që ky të lëshojë çfarë do Vuçiç.
Prandaj relax njerëz, pasi nuk do ishte sulm ndaj Kosovës por sulm ndaj NATO.
Vërtet besoni se Vuçiç guxon? Vërtet besoni se gjeneralët serb do të futeshin në këtë aventurë? Kurrë.
Kur të ik NATO dhe ushtria e Kosovës të ketë të drejtë të futet në Veri, atëherë ulemi e i bëjmë llogaritë edhe ne edhe serbët.
Në Tiranë nuk do jetë gjithmonë një qeveri që është në krahun e Serbisë…