Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ende nuk dihen detaje, por ai dhe e shoqja janë paditur për çështjen e resortit në Himarë, për të cilin ai ka marrë edhe statusin e investitorit strategjik. Një gjë e tillë shkaktoi edhe një skandal politik në vend.
Një ditë më parë në SPAK ishte edhe kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro. Ai është paditur nga pasardhësi i tij, Fredi Beleri për aferën e investimit strategjik të çiftit Gaçi-Xhaçka.
Fredi Beleri ka depozituar një kallëzimin në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj Artan Gaçi si dhe Jorgo Goros.
Ai ngre akuza se kryetari në detyrë i kësaj bashkie, Jorgo Goro i ka dhënë tokë në Himarë Olta Xhaçkës në mënyrë të paligjshme. Fredi Beleri ka hartuar një dosje, që sipas tij, përbën skandal me shfrytëzimin e tokave në mënyrë të paligjshme në Bashkinë e Himarës.
Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli, e cila ka kaluar te çifti Gaçi-Xhaçka.