‘Nuk shkova të debatoj me Bashën…! Gazetari ironizon Bardhin: Po ti re në grackën që thuri Rama me të?

0
227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me gazetarin Ergys Mërtiri për debatin që ai pati ditën e sotme në Kuvend me Lulzim Bashën.

I ftuar në emisionin “Frontline”, Bardhi pretendon se Basha është pajtuar me mazhorancën dhe përgatit çdo gjë me skenar me Ramën ndërsa Mërtiri i kërkoi fakte.

Pjesë nga diskutimi:

Bardhi: Konflikti i opozitës gjatë këtyre dy vite e ka dobësuar. Prandaj pjesa dërrmuese e deputetëve të opozitës kanë vendosur që këtij konflikti t’i japin fund.

Mërtiri: Si i dhatë fund? Ju po e ndizni më keq

Bardhi: Unë shkova për të bërë betejë për dy komisionet hetimore që kemi kërkuar

Mërtiri: Ti bërë betejë me Lul Bashën,

Bardhi: Në mënyrë të beftë, u shfaq ish miku im, ish kryetari i PD-së dhe kërkoi fjalën. Dhe unë mendova se do ngrihet atje për një çështje që ka rëndësi ai u mor me mua. Ai sot kishte ardhur i kurdisur, sepse aty është teatër. Ka qenë një skenar, kam informacion për ccdo skenar.

Mërtiri: Dhe ti re brenda në grackën që të ndërthuri Rama nëpërmjet Bashës.

Bardhi: Unë nuk bie në grackën e askujt

Mërtiri: Po si s’re tu i zure me Bashën.

Bardhi: Basha e di që unë jetoj me pagën. Unë jetoj me pagën, në një apartament me 90 metra katrorë. Kam 3 muaj që duroj shpifjet e sponsorizuara të Lulzim Bashës.

Mërtiri: Edhe i përgjigjesh me shpifje

Bardhi: S’ka rezultuar kurrë që të kem bërë një denoncim të ketë dalë e pavërtetë. Basha e pranoi që i ka me transaksione të rregullta të familjarëve të tij. E kam ftuar të më çojë në Gjykatë. Nuk shkova për të bërë debat me të.

Zjarr Tv Ad