Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar në rrjetin e tij social ‘Facebook’ në lidhje me akuzën ndaj Arben Ahmetaj në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-fabrikës së bukës.
Manjani shprehet se dhe Veliaj duhet të ishte nën hetim nga SPAK, pasi ai ka dhënë lejen për ndërtimin në atë truall.
Postimi i Manjanit
Ore kot, për muhabet dmth, mirë Arben Ahmetaj paska shpërdoruar detyrën te rasti “Buka” në Tiranë, po Erion Veliaj që ka dhënë leje ndërtimi tek ajo tokë, kur gjykata e kishte hequr pronësinë mbi tokën kërkuesit të lejes ka faj?!
D.m.th. nuk merret vesh se si e ka shpërdoruar detyrën duke mbrojtur interesin publik, por hajt më të themi se këtë e gjykon SPAK. Por dhënia e lejes së ndërtimit në një truall, pronari i të cilit e kishte humbur titullin 1 vit para dhënies së lejes, është shkelje e hapur e ligjit dhe e interesit publik.
Erioni duhet të ishte nën hetim për këtë leje.
Apo s’e ka radhën tani Erioni, harrova. Janë edhe 2 “armiq” të tjerë të brendshëm në radhë para Tij… Ka rradhë puna!
Plus ndonjë që futet pa radhë…
Reformat kanë kosto…