Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku disa persona i kanë bërë atentat një të riu.
21 vjeçari me iniciale H.Xh, ka qenë në makinë i shoqëruar nga një vajzë, në momentin kur persona të maskuar i kanë bërë pritë dhe kanë qëlluar edhe me armë, por për fat të mirë plumbat nuk e kanë kapur.
Ndaj 21 vjecarit është ushtruar edhe dhunë, ku si pasojë ai është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, shton më tej në deklaratën e saj Policia.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.
Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.