Zbulohet një tjetër pastruese hajdute në Tiranë, vodhi 45 mijë euro nga banesa e mjekut Roland Xhaxho

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi vendi, kur Briani, vetëm 3 vjeç humbi jetën pas komplikacioneve të shkaktuara nga anestezia.

Emri i mjekut anestezist që e trajtoi problemin me dhëmbët të vogëlushit u bë i njohur në mbarë opinionin publik për shkak të ngjarjes së rëndë, i cili reagoi disa herë publikisht në lidhje me rastin. Por, ditën e djeshme është mësuar, se në fakt, familja e mjekut rezultonin të ishin vjedhur nga një grua që e kishin punësuar në familjen e tyre.

Shifrat e parave që janë marrë në familjen e Roland Xhaxhos shkojnë rreth 48 mijë euro, ose saktësisht, sipas policisë janë marrë 45.900 euro dhe 200 mijë lekë. Por gruaja që është kallëzuar nga bashkëshortja e mjekut, mësohet se është vënë nën akuzën e përvetësimit të sendeve me vlerë edhe në banesën e së bijës së mjekut, e cila ka asistuar edhe në rastin e kurimit të Brianit të vogël, që rezultoi fatal për jetën e tij.

NGJARJA SIPAS POLICISË

Referuar të dhënave që vijnë nga policia bëhet me dije se pas kallëzimit të F. Xhaxhos, bashkëshortes së mjekut, është shoqëruar dhe vënë nën akuzë gruaja që ka shërbyer në shtëpinë e doktorit. Kështu Roland Xhaxhos, mjekut anestezist që po hetohet lidhur me vdekjen e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale në dhëmbë, i kanë vjedhur 45 mijë e 900 euro dhe 2 milion lekë të vjetra.

Kallëzimi është bërë nga gruaja e Rolandit e cila është paraqitur në polici duke pohuar se sasia e lekëve ishte marrë nga pastruesja, e cila është dhe kushërirë e largët e bashkëshortit. Këto para sipas denoncimit të familjes së Roland Xhaxho dhe bashkëshortes së tij ishin kursime të nënës së gruas së doktorit, kursime të mbledhura në 30 vite pension dhe ata e kanë konstatuar vjedhjen vetëm pasi nëna (vjehrra e doktorit) kishte ndërruar jetë.

Pastruesja A. Xh. është kallëzuar në komisariatin nr.2 dhe tashmë është vënë nën akuzë rezulton se nuk ka vjedhur para vetëm në banesën e doktorit Roland Xhaxho, por po ashtu dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë edhe në banesën e vajzës së tij doktoreshës Ina Xhaxho.

RRËFIMI NË POLICI

F. Xhaxho ka treguar para oficerit të Komisariatit Nr. 2, se për vjedhjen e parave, kursime të nënës së saj të ndjerë, ajo dyshon dhe kallëzon A.Xh, kushëririn e bashkëshortit që e kishin punësuar t‘i pikërisht nënës së saj në kohën kur gjendja i ishte përkeqësuar. Në dëshminë e gruas së mjekut mësohet se paratë, nëna e saj, i kishte të grumbulluara dhe i mbante në shtëpi, por kohëve të fundit, para se sa të ndërronte jetë, ajo kishte pësuar humbje të kujtesës dhe se dyshohet se e ka dekonspiruar vendin ku mbante shumën e parave në pavetëdije.

E punësuara në familjen e mjekut, mësohet se është e dyshuar edhe për vjedhjen e një sërë sendesh me vlerë në banesën e vajzës së tyre, Inës, në të cilën shkonte të punonte.

Ngjarja është mbajtur sekret nga ana e policisë, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë ka dëshmuar gruaja që ka shërbyer në shtëpinë e mjekut për një kohë të gjatë!/panorama.al

Zjarr Tv Ad