Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për kryetarin e PS të Bashkisë së Këlcyrës, Klement Ndonin për korrupsion zgjedhor.
Bëhet me dije se sot SPAK ka marrë në pyetje një qytetare, e cila dyshohet se i është ofruar ryshfet kundrejt votës. Po ashtu në denoncim thuhet pretendohet se funksionarë të kësaj Bashkie i kanë premtuar vend pune për djalin e papunë, në këmbim të votës në zgjedhjet e mbajtura në 14 maj të 2023.
Klement Ndoni u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Këlcyrës në zgjedhjet e vitit 2011 dhe mori një mandat të dytë në 2015-ën, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai fitoi me 50.42% të votave në garën lokale të vitit 2015.
Ai fitoi sërish zgjedhjet në 2019, si dhe zgjedhjet e majit të 2023. Ndoni ka fituar 4 herë mandatin për të drejtuar bashkinë e Këlcyrës.