“Makthi i të gjitha palëve”, analist: Bomba ka shpërthyer edhe në PS

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Lorenc Vangjeli ka folur për arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe marrja si i pandehur të ish-kryeministrit Sali Brisha në lidhje me aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Ai tha se goditja e fundit e SPAK ka tronditur politikën. Vangjeli foli dhe për seancën që do mbahen nesër për Sali Berishën duke thënë se njoftimi i ka shkuar poshtë derës.

“Në mungesë të kutisë postare të Berishës, letrën policia e kë vënë poshtë derës”, u shpreh Vangjeli në “Top Story” në “Top Channel”.

Ai po ashtu foli për qëndrimin e Berishën në lidhje me çështjen e aferës së kompleksit Partizani, teksa u shpreh se duke mos i dalë drejtësisë përballë thyen identitetin e tij.

“Sot Berisha u shndërrua në avokat të njerëzve të tij dhe të vetes. Berisha është krye egoisti në Tiranë, është e natyrshme. Çfarë i ndodhi në ditën më të ligë të karrierës së tij politike nga SHBA, ai iu drejtua drejtësisë, tani po kërkon të godasë në derën e Ramës.

Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, nuk duhet parë vetëm në një anë. Unë besoj se ju keni bërë telefonata edhe në palën tjetër, besoj se ju kanë refuzuar. Pavarësisht se duket se telashi është në PD, bomba ka shpërthyer edhe në PS sepse këto janë ditët që ndërruan Shqipërinë. Sa më mirë ta kuptojmë një gjë të tillë, se shumë enigmat do të fillojnë të kenë një kuptim tjetër. Pse është thyer identikiti i Berishës.

Për procedurë flet Lul Basha, nuk e ul pjacën Berisha që flet për procedurë. Thelbi është ‘kam një akuzë, s’dua ta di për procedurë, besoj në pafajësinë time’. Nuk mund të fshihet pas ca ferrave të vogla. Makthi i të gjitha palëve, duke u ngritur me një aksion të gënjeshtërt, jep ide të gënjeshtrat. Fakti që ai thotë që SPAK është një shtojcë e Edi Ramës, ai e di që është gënjeshtër e madhe. Është një pushtet që ka zënë vënë vendin krah pushteteve, për të rrëfyer atë që urdhëron fryma e kushtetutës”, tha ai.

Zjarr Tv Ad