Gjinushi pas rizgjedhjes në krye të Akademisë së Shkencave: I vetëm në garë? E drejta ime

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANË- Pa praninë e medias, me 51 vota pro dhe vetëm dy kundër, Skënder Gjinushi u rikonfirmua në detyrë si kryetar i Akademisë së Shkencave. Zgjedhjet u mbajtën më datë 20 tetor, ndërsa i ftuar në Report Tv Gjinushi foli për këtë proces, i cili në fakt ka hasur shumë kundërshti nga opozita për ligjin që u ndryshua duke i lejuar një mandat tjetër në krye të Akademisë së Shkencave.

I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Gjinushi pati një koment për opozitën duke thënë se nuk mund ta japin vlerësimin për Akademinë e Shkencave disa deputetë parazitë, që sipas tij nuk e kanë as formim për ta gjykuar. Ky duket edhe si një ‘thumb’ për Ina Zhupën, e cila ka qenë ndër zërat më kritikë të këtij procesi. Gjinushi thotë se në katër vite Akademia e Shkencave ka ndryshuar imazhin e saj.

“Kishin merak që meqë vija nga politika se mos politizoj Akademinë, por në fakt vazhdon po ai zakon i krahëve politik që duan të fusin hundët kudo. Akademia e Shkencave ka 4 vite që ka ndryshuar imazhin e saj. Vlerësimin për të nuk mund ta japin ca deputetë parazitë që s’kanë as kulturën për të gjykuar Akademinë e Shkencave. Duan të mbyllin sytë për gjitha ca ka bërë akademia e shkencave. Ne kemi vlerësimin e gjithë partnerëve, shkollat e larta apo partnerët ndërkombëtarë”, tha Gjinushi.

Ai pretendon se zgjedhjet nuk u mbajtën fshehurazi.

“Zgjedhjet nuk mund të bëhen fshehurazi se zgjedhjet janë lajmëruar nga të tjerë 1 vit para, i kemi njoftuar 1 muaj e gjysmë para në mënyrë publike”, tha

Sa i takon garës ndërsa nuk kishte asnjë kandidat tjetër, Gjinushi thotë se ishte e drejtë e tij dhe se në fakt e kanë propozuar akademikët. Ai e krahasoi procesin e garës me politikën.

“Është një e drejtë e personit. Kemi të bëjmë me 54 akademikë që dinë të gjykojnë dhe vlerësojnë. Fushata për Akademinë është bërë 4 vite, se vlerësohesh për gjithë punën që ke bërë dhe jo si individ, por si kryesi, asamble dhe vlerësimi është maksimal, u shpreh dhe me votë. Vota është e fshehtë.

Gara bëhet, fiton dhe afrove kur kundërshtari dorëzohet. Nuk jemi në politikë. Në politikë quhet defekt kur mungon opozita, në gjithë zgjedhjet e brendshme në një parti synohet konsensus. Në politikë ai që fiton dhe qeveris, tjetri i bën oponencë, nuk qeverisni bashkë, akademia është 1, do zbarojë një program dhe sheh kush është ekipi më i përshtatshëm për të drejtuar në një moment të caktuar”, tha Gjinushi.

Platforma e Gjinushit në këtë mandat të dytë, parashikon mes angazhimeve kryesore kthimin e Akademisë dhe të instituteve përkatëse në qendrën kryesore të kërkimit e studimit në shkencat albanologjike dhe realizimin me sukses të tri projekteve madhore në Albanologji, Fjalorit të Shqipes, Historisë dhe Enciklopedisë së Shqiptarëve.

Zjarr Tv Ad