Vlorë, ish-deputeti i PS bëhet drejtor i paraburgimit

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edmond Leka, ish deputeti socialist ka marrë sot rolin drejtues të institucionit të ekzekutimit të veprave penale në Vlorë.

Ai është prezantuar sot para stafit të paraburgimit Lekën teksa kanë folur edhe për objektivat e institucionit.

Leka ka qenë gjithashtu edhe në krye të shërbimeve publike të Bashkisë Vlorë, por me ndryshimin e kryetarit të Bashkisë, ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve përfshi edhe dorëheqjen e Lekës.

Ndërsa sa i takon paraburgimit të Vlorës, Ëngjëllush Avdulaj ka dhënë dorëheqjen duke shpjeguar se i ishte ofruar një tjetër pozicion ndaj po largohej.

Zjarr Tv Ad