Përplasen dy automjete në Rrugën e Kombit, përmbyset në mes të rrugës makina, raportohet për disa të plagosur

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë (29 tetor) në aksin nacional Rrëshen-Rubik, pjesë e Rrugës së Kombit.

Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur midis tyre, ndërsa njëra është përmbysur në mes të rrugës.

Sipas raportimeve nga News24, mësohet se si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të plagosur.

Pas ngjarjes, forcat e rendit kanë shkuar në vendin e aksidentit për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Zjarr Tv Ad