Befasohet Curri! Nëna i lexon testamentin në program, ai i bën premtimin live duke thënë se ka gjetur…

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opinionisti Arjan Curri u surprizua nga mamaja e tij në emisionin “S’e Luan Topi”, pasi ajo zgjodhi t’i lexojë testamentin që i ka lënë atij dhe vëllait.

Curri thotë se ka refuzuar të lexojë testamentin, pasi sipas tij ky testament nuk duhet të lexohet kur prindërit janë gjallë, por nëna e tij e lexoi vetë. Ajo kërkon që dy djemtë e saj të krijojnë një familje, ndërsa tregon se kujt do t’i japë paratë dhe kujt shtëpinë.

“Të dashur fëmijet e mi, Arjan dhe Dritan. Dy çunat e mi të dashur dhe të shtrenjtë pa kufij. Jam në vitet e fundit të jetës sime, prandaj po ju le një porosi, ta doni dhe ta respektoni njëri tjetrin. Jam munduar për të patur dy fëmijë, dy çuna shembullor, me shkollë dhe me kulturë. Dëshira ime u plotësua, po jo të gjitha. Unë dua të keni shtëpi dhe familje, pra dua nipër dhe mbesa. Ju lutem ma plotësoni këtë dëshirë. Unë nuk kam pasuri ekonomike, pasuria ime jeni ju. Prandaj nuk dua që pas largimit tim të keni qejf mbetje. Po ju shkruaj këtë letër, si testament që të mos ju mbetet qejfi. S’është nevoja për te noteri, se ju jeni të shkolluar. Më falni nëse e kam gabim. Lekët t’i marrë Arjani që të krijojë familje dhe shtëpi në Tiranë. Shtëpinë ta marrë Dritani, pra që të dy të keni një shtëpi në Shqipëri, se nuk i dihet si vjen puna”, ka shkruar mamaja e Currit.

Analisti, i befasuar premtoi që dëshirat e saj do të realizoheshin të gjitha.

“Mund t’i them që sigurisht dëshirat e saj do të zbatohen fije për pe, edhe një martesë do të bëhet, edhe një fëmijë do të bëhet, qoftë me ceremoni apo jo”, tha ai.

Ke apo jo një vajzë në krahë?

“Kam një vajzë që mund të më bëjë baba dhe që ta bëjë time më gjyshe. Por nëse një ditë, një rrethanë na bën të kuptojmë që kjo është e imja apo ky është i imi, kjo është e vetmja frikë e imja, që mund ta prishë këtë gjë të bukur që kam. Sepse ka ndodhur, ndodh, më ka ndodhur edhe mua… Sa herë që e kam konsideruar një të dashur që kjo është e imja, ndodh e kundërta. Pasiguria e mban gjënë”, tregon analisti.

Arjani e ka mbajtur të fshehtë lidhjen, pasi sipas tij nëse bëhet publike lidhja prishet.

“Krevati është i shenjtë dhe i paprekshëm, është si një tempull. Gjërat intime nuk duhen bërë publike, sepse nëse bëhen publike ato prishen”, u shpreh Curri.

Zjarr Tv Ad