Kreu i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, thekson se Buxheti i bashkisë Tiranë është i fokusuar totalisht tek inceneratori që nuk ekziston, duke akuzuar kryebashkiakun se paguan miliona euro për këtë incenerator.
Sipas tij, Këshilltarët e Partisë së Lirisë në këshillin bashkiak Tiranë do të propozojnë iniciativa konkrete për të promovuar bujqësinë.
Postimi i plotë:
Buxheti i bashkisë Tiranë është i fokusuar totalisht tek inceneratori që nuk ekziston, tenderat korruptiv, fondi i pagave për militantët e imazhit të Veliaj dhe aspak për të promovuar bujqësinë dhe agroturizmin në Bashkinë e Tiranës.
Erion Veliaj paguan miliona euro për inceneratorin që nuk ekziston dhe që djeg çdo ditë paratë e qytetarëve të Tiranës ndërkoh fermeri është lënë në mëshirë të fatit.
Këshilltarët e Partisë së Lirisë në këshillin bashkiak Tiranë do të propozojnë iniciativa konkrete për të promovuar bujqësinë dhe agroturizmin me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës.
Ne do të propozojmë në buxhetin e ardhshëm të bashkisë Tiranë për bujqësinë:
7 milionë euro të buxhetit të shkojnë çdo vit në financimin e skemave mbështetëse në bujqësi dhe blegtori.
3 milione euro për të mbështetur huamarrjen e fermerëve.
2 milionë euro të shkojnë si mbështetje për Produktet “Made in Tirana”, për prodhuesit dhe tregtarët e tyre, si dhe
1 milione euro si mbështetje për çertifikimin organik dhe bio te produkteve bujqesore.
0% taksa për të gjithë fermerët e Tiranës që do të shesin në Tregjet e gjelbërta.
Paketa mbështetëse për çdo fermer
10 mijë euro mbështetje në bazë materiale për çdo fermer që kërkon të nisë një biznes të ri në fshat, në blegtori, bujqësi, frutikulturë, akuakulturë, agrokulturë, bletari dhe agroturiz, për të prodhuar produkte agroushqimore për Tiranën.
Nëse Erion Veliaj do të kishte vëmendjen tek bujqësia dhe fermeri i Tiranës larg propagandës së tij sot do të kishim një realitet tjetër për fermerin, do të sillte hapjen e vendeve të punës, promovimin e produktit vendas dhe konsolidimin e Turizmit.
Korrupsioni, Abuzimi dhe përqëndrimi i Bashkisë tek betonizimi ka shkatërruar fermerin vendas i cili gjithçka në Tiranë e përballon vetë.