Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj ka reaguar pas përplasjes me ligjvënësin demokrat, Bledjon Nallbatin, në Parlament gjatë seancës së djeshme (30 Tetor).
Sinaj deklaroi se e ka falur deputetin opozitar, i cili e goditi me grusht, duke shtuar se nuk do ta denoncojë.
Por theksoi se do të jetë pjesë e grupit të PS nëse merret ndonjë vendim. Deputeti socialist tregoi se Bledjon Nallbati i kishte thënë se “nuk e kisha me ty, por me kartën e votimit”.
“E kam falur. Do të jem pjesë e grupit të PS nëse merret ndonjë vendim, Por personalisht nuk do ta denoncoj Nallbatin. Ai më tha që e kishte me kartën e votimit jo me mua”, tha Vullnet Sinaj.