Erion Braçe i tensionuar “kapet” edhe me gazetarët

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS Erion Braçe ka dënuar veprimet e opozitës në seancën e sotme plenare. Me tone të forta, Braçe tha se ky nuk është aksion politik por duke i ciliësuar të gjitha këto veprime si milici fashiste.

Braçe u shfaq u tensionuar jashtë sallës së Kuvendit, teksa debatoi edhe me gazetarët.

Braçe: Nuk është aksion politik. Është Milici fashiste tashmë. Të hysh në sallën e komisioneve dhe të merresh me deputetin përballë. Një grushte deputetësh. Jemi në nivelin e milicisë fashiste.

Është fashizëm. E gjitha cndodhi javën e kaluar kishte të bënte me raportin e një njeriu me drejtësinë. Ajo që po ndodh atje brenda, nuk ka të bëjë me disa karrige.

Karriget do kthehen aty ku ishin, do kthehemi në Kuvend, ulur apo ngritur, me apo pa karrige, me mikrofon apo pa mikrofon.

Një grusht deputetësh po kthehen në nëj milici fashiste. Jam përjashtuar nga seanca plenare për bilbilin dhe daullen.

Zjarr Tv Ad