Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, ka mbërritur ditën e sotme (6 nëntor) në SPAK.
Suli është kallëzuar nga banorët e Kamzës për shkelje dhe për korrupsion. Kallëzimi është depozituar nga avokatja Adriana Kalaja, e cila ka raportuar se në SPAK kanë dorëzuar auditimin e KLSH, ku janë konstatuar shumë shkelje.
“Ditë e bukur sot!”, tha Sula për gazetarët para dyerve të SPAK.
SPAK ka regjistruar procedimin penal për akuzat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “shpërdorimi i detyrës”, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.