Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka folur sot nga një takim që kishte me simpatizantët e Ps-së në Fier.
Ai foli ndër të tjera edhe për negociatat mes Ramës dhe Bashës pas dështimit të bisedimeve.
Ruçi ka thënë se ka ende mundësi për marrëveshje duke thënë:
“Ne shpresojmë ende se mund të ketë një marrëveshje. Shpresa vdes e fundit,” u shpreh ai.
Ruçi gjithashtu tha se për opozitën nuk ka asnjë alternativë tjetër dhe se duhet të pranojë kushtet e vendosura nga Rama duke përdorur të njëjtin krahasim si ai me shahun.
Politika është shah, duhet menduar si një shahist dhe kështu gjendet gjithnjë një zgjidhje. Për opozitën nuk ka asnjë alternativë,” tha Ruçi.