360° Gradë -“ZBARKON” OSBE ODIHR ME SYTË NGA ZGJEDHJET NUK KOMENTOJNË KRIZËN

0
701
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Misioni i OSBE për të vëzhguar zgjedhjet e 18 qershorit ka zbarkuar në Shqipëri. Duke njohur klimën e vështirë politike, kreu i këtij misioni, Peter Tejler tha se ekspertët do të punojnë me paanësi dhe pavarësi dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk i intereson aspak këtij misioni. Në Shqipëri do të ketë 300 vëzhgues afatshkurtër, 26 afatgjatë dhe 13 ekspertë zgjedhorë, që do të publikojnë 3 raporte në të gjitha fazat e procesit zgjedhor.

Të vetëdijshëm për situatën politike në Shqipëri dhe vështirësinë për monitorimin e zgjedhjeve, kreu i misionit të OSBE-ODIHR, suedezi  Peter Tejler nuk i intereson aspak rezultati i zgjedhjeve për sa kohë detyra do të kryhet me përpikmëri. Tejler nuk komentoi bojkotin e opozitës dhe siguroi se ky mision do të jetë i paanshëm dhe i pavarur.

Tejler: Ju lutem, mbani në vëmendje se paanësia dhe pavarësia janë vlera thelbësore për ne. Dua ta përsëris, është e rëndësishme të kuptohet se roli ynë të vëzhgojmë procesin elektoral dhe të raportojmë, jo të ndërhyjmë. Ne do të vëzhgojmë këto zgjedhje dhe nuk do t’i krahasojmë me zgjedhjet e mëparshme këtu apo në çdo vend tjetër. Ne nuk jemi politikanë por profesionistë. Mund t’ju duket e habitshme por nuk jemi të interesuar për rezultatin e zgjedhjeve. Nuk jemi këtu për të komentuar situatën politike dhe as zhvillimet e saj.

Misioni do të ketë një raport për fushatën që publikohet përpara zgjedhjeve, një për ditën e zgjedhjeve dhe një përfundimtar për gjithë procesin zgjedhor.

Tejler:  Misioni do të hartojë një raport një ditë përpara ditës së zgjedhjeve dhe do të mbajë një konferencë për shtyp një ditë pas zgjedhjeve, ku do të publikohen gjetjet paraprake. Do të ketë një raport përfundimtar që do të publikohet rreth 8 javë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Misioni i OSBE do të sjellë në Shqipëri 300 vëzhgues afatshkurtër, 13 ekspertë dhe 26 vëzhgues afatgjatë  të cilët do të vendose në të gjithë vendin për një peridhë 2 vjeçare.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad