360° Gradë -SHPËRTHIM EKSPLOZIVI NË SPITALLË

0
832
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sulmohet me lëndë plasëse lokali dhe shtepia e Fetah Metaj, ish-dënuar për disa vepra penale, ndërkohë që ishte ish-punonjës i Bashkisë Durrës në Parkun e Autobuzeve.

Shpërthimi ka ndodhur në lokalin, mbi të cilin ngrihet edhe shtëpia e Fetah Metaj në lagjen 15 të qytetit bregdetar e njohur ndryshe si zona e Porto Romanos. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, kryesisht është dëmtuar vetrata e përparme e lokalit që ishte në rikonstruksion e sipër. Shpërthimi është regjistruar pak pas mesnates së 8 majit 2017, ndërkohë që familja Meta – Fetahu bashkëshortja dhe dy djemtë e tij ndodheshin në katin e sipërm të objektit trekatësh.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia e Durrësit e cila nisi hetimet për të mësuar shkaqet e ngjarjes dhe motivin e shpërthimit. Nga hetimet paraprake, bazuar edhe nga e kaluara e Fetah Mataj, dyshohet se kemi të bëjmë me hakmarrje, pasi Mataj ka pasur disa incidente në të kaluarën me persona të ndryshëm në qytetin e Durrësit.

Kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu-Feta (Fetah) Mataj, ish-punonjës i Bashkisë në Parkun e Autobuzeve kishte vetëm pak kohë që kishte dale nga burgu. Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, më datë 28 shtator 2012, e ka dënuar me 5 vjet burg dhe 1,5 milionë lekë gjobë në mungesë, për shtrëngim me anë të kanosjes për të përfituar.

Vendoste gjoba ndaj bizneseve-Feta Metaj  u ndalua më 26 qershor 2011 për tre gjoba të vendosura ndaj punonjësit të një kompanie private në Shkozet, ndërsa i bënte presion për gjobën e katërt 750 mijë lekë. Ish kryekontrollori i Parkut të Autobusëve në Durrës, akuzohej se kishte detyruar një 24­vjeçar t’i jepte 750 mijë lekë.

Mataj, i lindur në Tepelenë dhe banues në Lagjen Nr. 15 të qytetit të Durrësit, ishte denoncuar nga shtetasi A.D., i cili kishte deklaruar para forcave të rendit se ishte kërcënuar me jetë nga 29 vjeçari Mataj (në vitin 2011 Mataj ishte 29 vjeç) nëse nuk i jepte shumën e kërkuar.

Ish-punonjësi i bashkisë i përfshirë në protestën e 21-janarit-Feta Mataj njihet si person me precedent penalë të mëparshëm. Në vitin 2009 është arrestuar si sekser në një çështje korrupsioni me funksionarë të Bashkisë së Durrësit. Më pas, në protestat e 21 janarit, Mataj rezultoi si një ndër personat që kundërshtuan me dhunë forcat e policisë. Ai u arrestua më 30 janar, por u la për t’u hetuar pozicioni i tij në ngjarjet e 21 janarit në gjendje të lirë.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Ad