Presidenti Nishani ka dekretuar lëvizjet e ministrave në kuadër të marrëveshjes PS-PD.
Shkarkohet zv/kryeministri Niko Peleshi, në vend të tij emërohet Ledina Mandija.
Shkarkohet ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në vend të tij emërohet Dritan Demiraj,
Shkarkohet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në vend të saj emërohet Arben Beqiri.
Shkarkohet ministrja e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka, në vend të saj emërohet zonja Xhulieta Kërtusha.
Shkarkohet ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe në vend të tij emërohet Helga Vukaj.
Shkarkohet ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe në vend të saj emërohet Mirela Karabina.
Sharkkohet ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili dhe në vend të tij emërohet Gazment Bardhi.
Më herët, në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Rama kishte firmosur disa lëvizje zv/minstrash pak orë përpara se në Kuvend të miratohen ministrat e rinj teknik të Partisë Demokratike.
Ministria e Financave – emërohet Irena Beqiraj, lirohet nga detyra Ervin Mete;
Ministria e Brendshme – emërohet Rovenda Vode, lirohet nga detyra Elona Gjebrea;
Ministria e Shëndetësisë – emërohet Mira Kapisyzi, lirohet nga detyra Klodian Rjepaj;
Ministria e Drejtësisë – emërohet Etilda Gjonaj, lirohet nga detyra Eridian Salianji.