10 nga 21 të arrestuarit dy muaj më parë si të përfshirë në trafikun e 10.2 ton drogë nga Durrësi drejt Italisë janë lënë të lirë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.
Lirimi i tyre ka ardhur pasi sipas Gjykatës së Apelit nuk prova që i lidhin ata me trafikun e drogës, ndërkohë që në burg kanë mbtur vetëm 5 persona e të tjerët arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike.
Në mesin e personave të liruar janë agjentë doganorë, punonjës të doganës dhe efektivë të policisë me detyrën e kontrollorëve.
Të dyshuarit e kësaj dosje, që tashmë janë liruar, u akuzuan nga prokuroria se me mosveprimet e tyre kanë favorizuar dy kamionë, të ngarkuar me rreth 10 tonë drogë që u kapën në Itali, për të kaluar pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe portit të Durrësit.