Shqetësimi i KQZ: Jemi 10 ditë nga zgjedhjet ndërsa komisionerët ende nuk janë emëruar

0
431
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar ditën e sotme në lidhje me emërimet e komisionerëve të subjekteve politike në KZAZ-të në vend.

Në deklaratën e KQZ-së thuhet se partitë politike po neglizhojnë emërimet e komisionerëve, gjë që sipas tyre po shkon drejt shkeljes së çdo afati të parashikuar nga ligji, pasi sipas KQZ-së vetëm 10 ditë na ndajnë nga data e zgjedhjeve.

Në po të njëjtin reagim thuhet se në 62 KZAZ, ende nuk është emëruar asnjë komisioner, ndaj edhe ka bërë thirrje për reagimin e partive politike, dhe regjistrimin e komisionerëve.

Zjarr Tv Ad