Gjykata e Krimeve të Rënda ka vedosur masën arrest në burg në mungesë për efektivin e policisë, Julian Balliu.
Ky i fundit akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal që merrej trafik ndërkombëtar droge.
Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, e cila vendosi të njëjtën masë sigurie edhe për 24-vjeçarin, Armelind Tufa.
Për këtë dosje në hetim, janë shpallur më herët edhe 11 masa të tjera, mes tyre edhe për një ish-zyrtarin e policisë së Fierit, Festim Lelaj si edhe dy oficerë të policisë kufitare në Durrës dhe doganierë.
Siç rezulton nga veprimet hetimore, dyshohet se janë përfshirë në këtë rrjet edhe agjentë doganierë të tjerë dhe oficerë policie kufitare.
Ai shfaqet duke bërë tregti me një qytetar të cilit i ofron 200 gramë kokainë për të mbyllur një borxh të hershëm me të.
Ndërkohë në kërkim për çështje droge vijojnë të jenë edhe ish drejtori i Vlorës, ish shefi i kufirit Dhërmi dhe ish shefi kundër krimit të organizuar.