Ilir Beqaj në hetim nga SPAK, vjen reagimi i parë nga PS

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka reaguar në lidhje me vendimet e dhënë sot nga SPAK për Ilir Beqajn, ish-ministër i Shëndetësisë.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Klosi u shpreh se Partia Socialiste nuk bëhet mburojë e askujt, por u shpreh se beson tek kolegu Beqaj, i cili në një reagim tha se figura e tij është e pastër.

Po ashtu, Klosi u shpreh se Partia Socialiste dhe qeveria nuk kundërshtojnë vendimet e drejtësisë së re.

“Do doja shumë që ta pranoja atë që tha Beqaj, që i ndërgjegjshëm për situatën me drejtësinë ai jep dorëheqjen nga posti

Ai është i qetë që ky proces nuk do ta dëmtojë atë personalisht, por do ta zbardhë figurën e tij.

Mendoj që ajo çfarë kemi bërë për shëndetësinë është një gjë shumë e madhe, kemi sjellë një standard tjetër në spitali

Nëse procesi ka problematike kjo po hetohet dhe ne e kemi thënë që PS nuk bëhet mbrojë dhe nuk kundërshtojmë vendimet e drejtësisë së re

Unë prirem të mendoj se gjërat do të shkojnë në rrugë të drejtë dhe do të kemi një përgjigje të saktë. I besoj asaj që thotë Beqaj që në fund figura e tij do të dalë e pastër

SPAK bën detyrën. Ne nuk është se kemi anatemuar procesin”, tha Blendi Klosi, i cili “theksoi se nga sot Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga funksionet publike”.

Ai bëri edhe krahasimin me rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është me të njëjtën masë ashtu si edhe Beqaj.

“Në vendimet e gjyqësorit ne nuk do gjykojmë, ne nuk do marrim krah. Diferenca është shumë e madhe. Në rast se një përfaqësues i të majtës merr të njëjtën masë si Berisha dhe pranon që është i gatshëm të heqë dorë nga funksionet dhe të hetohet dhe pranon logjikën e gjyqësorit, natyrisht do ketë avokatët e tij, ndërkohë në krahun tjetër Berisha nuk pranon të ballafaqohet me drejtësinë dhe kjo është diferenca e madhe”, tha Klosi.

Zjarr Tv Ad