Deputetja e PD: Paradoks, ata që bllokojnë parlamentin marrin pjesë në mbledhje online

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri tha në një intervistë për Euronews Albania se Partia Demokratike do të jetë pjesë e të gjitha seancave në Kuvend dhe është e gatshme për debat konstruktiv.

Ajo u shpreh se nuk është dakord me qëndrimin e grupimit tjetër në PD që nga njëra anë bllokon komisionet ku duhet të diskutohet buxheti dhe nga ana tjetër merr pjesë në mbledhjet online.

“Këto vendime për përmbysje karrigesh dhe ndezje fishekzjarresh janë vendime që merren në mbledhjen e një grupimi tjetër që nuk është PD. Ata që janë në atë sallë janë një grupim. PD ka qenë dhe do jetë në çdo sallë ku diskutohet por s’mund të jetë palë në një konsensus kur njëri voton pr.ligjet dhe të tjerët bëjnë zhurmë. Unë jam dakord me protestën, është më se demokratike përballë një mazhorance të zhytur por ndërkohë që t’i lejon të vazhdojnë normalisht me gjithçka; bllokojnë komisionet ku duhet të diskutohet buxheti dhe nga ana tjetër marrin pjesë on line. Ata janë në amulli me vetveten”, tha Pampuri.

Zjarr Tv Ad