Kryeministri Edi Rama i ka dërguar mesazh homologut kosovar, Albin Kurti përmes presidentes Vjosa Osmani.
Në Forumin për Diasporën që zhvillohet në Tiranë, Rama u shpreh se dita e alfabetit, data 22 nëntor, duhet të jetë festë kombëtare në Shqipëri dhe i kërkoi Vjosa Osmanit që t’ia japë si sugjerim kryeministrit të Kosovës.
“Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, u shpreh kreu i qeverisë, duke theksuar se është e rëndësishme të jenë bashkë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.
“Rëndësia e madhe është që ne të jemi bashkë të shikojmë njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mësojmë nga njëri-tjetri.
Është dita që dita e alfabetit e gjuhës që na bashkon të gjithëve të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër besoj që edhe presidentja e Kosovës do t’ia japë këtë sugjerim kryeministrit të vet.
Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, tha kryeministri Edi Rama.