Çfarë ndodhi me automjetin me targa sllovene që vëzhgoi lëvizjet e fundit të Brilant Martinajt! E dhëna që mund të sjellë një shteg të ri për hetuesit

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet e drejtësisë sllovene kanë dhënë një detaj të ri për autoritetet shqiptare që mund të sjellin një shteg të ri për hetuesit për zbardhjen e vrasjes së Brilant Martinajt.

Në përgjigjen për autoritetet shqiptare, ata kanë deklaruar se makina me targa sllovene që vëzhgoi lëvizjet e fundit të Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij, Besmir Hoxha e Dikler Vata, që u ekzekutuan tek mbikalimi i Fushë Krujës më 7 korrikut 2022, ishte dërguar për t’u çmontuar për pjesë këmbimi në një servis në Kosovë.

Sipas Balkan Web, Prokuroria e Tiranës pas marrjes së përgjigjes së letër-porosisë së parë, ka kërkuar informacion shtesë nga Sllovenia.

Gjithashtu ka kërkuar nga Kosova informacione shtesë për servisin e makinave ku do të bëhej çmontimi i automjetit në fjalë përmes një letër-porosie të dytë.

Hetuesit shqiptarë duan të dinë se kush është personi që e mori makinën në servis dhe në cilën periudhë.

Nëse kjo e dhënë sigurohet, atëherë prokurorët mund të kenë një shteg të ri për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë.

Kur kanë kaluar 16 muaj nga vrasjet makabre që tronditën vendin ende nuk ka një autor për ekzekutimin e kushëririt të Ervis Martinajt dhe dy miqve të tij.

Kujtojmë se pak javë më vonë, në Gusht 2022 u zhduk pa gjurmë edhe bossi i lojërave të fatit, ndërsa ende nuk dihet asgjë mbi fatin e tij.

Zjarr Tv Ad