Vështirësohet qarkullimi në aksin Prrenjas – Qafë Thanë/ Dëbora bie me intesitet të lartë, policia: Mjetet të jenë të pajisura me zinxhirë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reshje e dëborës prej orësh kanë nisur në qarkun e Korçës, ndërsa ka nisur të vështirësohet qarkullimi në aksin Prrenjas – Qafë Thanë.

Përpos reshjeve intensive që kanë përfshirë Qafë Thanën, aktualisht nga reshjet është përfshirë edhe qyteti i Pogradecit dhe pjesërisht Dardha.

Borëpastrueset ndodhen në terren ndërkohë që ju bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të qarkullojnë me kujdes dhe të përdorin goma dimërore në varësi të situatës dhe reshjeve.

Kujtojmë që sa i përket veriut të vendit, situata është e rënduar me akse kryesore, Rruga e Arbrit dhe të tjera të bllokuara tanimë totalisht.

Borëpastrueset janë në terren, por ashtu edhe policia, e cila është në gatishmëri në rast nevoje.

Zjarr Tv Ad