“25 vite Kushtetutë”, Begaj: Kemi bërë hapa përpara në reformën në drejtësi

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i republikës së Shqipërisë Bajram Begaj mbajti fjalën e tij në seancën parlamentare të zhvilluar me rastin e25-vjetorit të Gjykatës Kushtetutese.

Begaj tha ndër të tjera se tashmë Shqipëria ka bërë hapa të dukshëm për reformën në drejtësi

“Ne populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen 25 vite më parë me referendume shprehëm vullnetin për të miratuar ligjet themeltare të shtetit.

Kushtetuta e vitit 1998 është shprehje e aspiratave të popullit tonë për një Shqipëri demokratike dhe europiane, kjo kushtetutë është edhe tregues i profesionalizmit të lartë të ekspertëve tanë të mbështetur e të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë ku një rol të veçantë ka luajtur edhe komisioni i Venecias.

Ndër vite ky komision ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për demokracinë dhe forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Opinionet e tij të vlefshme dhe këshillimet e vazhdueshme mbi parimet kushtetuese, balancat e pushtetit pavarësia mbi gjyqësorin, zgjedhjet, drejtësia kushtetuese dhe mbrojtja e lirive themelore kanë qenë vendimtare.

Shpallja e Kushtetutës së parë pas rënies së diktaturës komuniste u bë në një ditë shumë të rëndësishme më 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë, duke hedhur themelet e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e demokracisë, ishte jehonë e përpjekjeve tona në shekuj për të ndërtuar një shtet modern”,-tha presidenti Bajram Begaj.

Zjarr Tv Ad