A do jetë Berisha sërish kryetar? Ina Zhupa tregon çfarë do ndodhë në Kuvendin e PD

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka bërë me dije se gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, do të zhvillohet edhe procesi i votëbesimit të kryetarit Sali Berisha.

Zhupa tha se nuk mund të përgjigjet nëse do jetë sërish ai kryetari i partisë, por siguroi se procesi i votëbesimit do zhvillohet me vota të mbyllura.

“Në kuvendin kombëtar të datës 2 dhjetor do jetë fillimisht votëbesimi i kryetarit të partisë zotit Berisha, i cili nëse ka humbje të zgjedhjeve lokale, siç ishte këtë herë, statuti është i qartë, ti do kalosh në votëbesim, pavarësisht se pse ka ndodhur humbja. Procese të tjera kanë të bëjnë me atë që do paralajmërojë kuvendi kombëtar. Hapat e mëtejshëm që lidhen në një aspekt me aksionin opozitar dhe me përballjen me qeverinë dhe në aspektin tjetër me ndërtimin e një programi, qasje që lidhet me 2025 me zgjedhjet e përgjithshme, qofshin këto në 2025 apo edhe më parë. Berisha do votëbesohet, është proces që kryhet sipas statutit, me votë të mbyllur. Kështu që nuk i dihet asnjëherë nëse do jetë sërish Sali Berisha kryetari”,-tha Ina Zhupa per “Euronews Albania”.

Zjarr Tv Ad