Kuvendi i PD-së/ Boçi: I arritëm qëllimet, ja pse munguan deputetët e Bardhit

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha në një intervistë për Euronews Albania, se Kuvendi Kombëtar i PD-së i ka arritur të gjitha qëllimet dhe pritshmëritë që ata kishin.

“Nga pikëpamja politike e asaj që ne prisnim, ky kuvend i plotësoi të gjithë pritshmëritë politike të miat dhe të një pjese të madhe të demokratëve, qoftë nga mesazhet që përcolli, qoftë në mënyrën e organizimit, qoftë në formën e një demokracie votuese live me kamera. Pati mesazhe të forta dhe një qëllim të arrirë”,-tha Luçiano Boçi.

Ai komentoi gjithashtu mungesën e deputetëve mbështetës të Gazment Bardhit në Kuvendin e Rithemelimit. Sipas Boçit kishte qenë kërkesë e tyre që të mos merrnin pjesë në Kuvend duke qenë se ky Kuvend u mbajt me qëllimin edhe të votëbesimit të Sali Berishës, për zgjedhjet e 14 majit, në të cilat grupi i Bardhit nuk ishte i angazhuar me rithemelimin.

“Kuvendi nuk ishte tipik, ishte atipik, ishte për një votëbesim i përputhur me aksionin politik të partisë demokratike. Në momentin kur një Kuvend i referohet një situatë zgjedhore atëherë ka në konsideratë të gjithë faktorët që organizuan dhe ishin shkaku i një rezultati të situatës zgjedhore. Grupimi në fjalë nuk ishte pjesë e situatës zgjedhore të 14 majit, këtë gjë unë e them nisur edhe nga fakti që isha kandidat dhe angazhimi i tyre ishte në një pjesë të një grupimi tjetër. Ndaj ata nuk mund të merrnin pjesë në një kuvend votëbesimi për një proces ku nuk morën pjesë, Madje ka qenë kërkesa e tyre që për këtë arsye politike, morale dhe etike ata të mos ishin pjesë e kuvendit”,-tha Luçiano Boçi.

Zjarr Tv Ad