“Bllokim të hyrje-daljeve të Tiranës”/ Zbulohet “Plani Berisha” për mosbindjen civile

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i PD, Indrit Hoxha është shprehur se aksioni opozitar i paralajmëruar nga Berisha pritet të shkaktojë kaos në kryeqytet duke bllokuar pikat hyrëse dhe dalëse të Tiranës

Hoxha ka zbuluar disa nga detajet e aksionit për mosbindje civile të shpallur nga Sali Berisha si një tentativë për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Hoxha tha se përveç bllokimit të hyrje-daljeve të Tiranës, PD planifikon të rrethojë edhe godinën e Kryeministrisë.

“Kryeministria do të rrethohet, njerëzit do rrinë aty derisa të shkojmë në qeveri teknike. Kjo gjë është e padiskutueshme. E kemi vendosur. Qytetarët po presin që PD të caktojë datën për të dalë në shesh. Të gjitha strukturat e PD, duke nisur që nga lidershipi i saj, Berisha ka nisur një tur në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë anëtarët, deputetët janë shpërndarë në zona. Kjo që po ndodh në Parlament do të ndodhi në çdo zonë të Shqipërisë”, ka deklaruar ai.

Zjarr Tv Ad