Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër në një postim në Facebook ku shkruan se po sheh “disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që përdorin tragjedi si kjo e Liridona Ademajt për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të pervetësuar ndonjë pëlqim (like) në platformat mediatike”.
Reagimi i tij vjen pas deklaratës së analistit Arian Curri i cili ngriti pikëpyetje në lidhje me mospraninë e biznesmenit Behgjet Pacolli në varimin apo edhe rivarrimin e Liridona Ademajt, pasi jo vetëm kanë njohje, por është kumbari i djalit të së ndjerës.
Pacolli shkruan se ndodhet për një vizitë pune në lindjen e largët, teksa thekson se familjarët e tij ndodhen pranë familjes së Loridonës.
“Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe krijuar një ndonjë “imazh”.
Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjën publike. Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave.
Për të sqaruar publikun, po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej 6 muajsh, që më ka penguar të marr pjesë në varrim (gjë për të cilën janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi).”– shkruan Pacolli.