Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pak minuta para nisjes së seancës plenare, deputetët e opozitës janë futur në sallën e Kuvendit pas një kontrolli të rreptë dhe kanë nisur grumbullimin e karrigeve në mes të sallës.
Pas futjes në Kuvend, deputetët e opozitës kanë nisur grumbullimin e karrigeve në qendër të sallës, por kanë hasur herë pas here rezistencën e punonjësve të Gardës që janë të shumtë në numër.
Në një moment ka pasur edhe përplasje mes deputetëve dhe punonjësve të gardës, teksa i kanë hedhur karriget njëri-tjetrit, ndërsa nuk kanë munguar ofendimet.
“Morë qelbësira”, dëgjohet t’u drejtohet deputeti i PD, Vullnet Sina.