Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji foli për gazetarët menjëherë pas miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm midis tensioneve në Kuvend.
Gjergji më herët ka dorëzuar në Kuvend një amendament për t’u ardhur në ndihmë grave që janë në luftë me kancerin e gjirit, kërkesë kjo që në fakt nuk u përfshi në buxhet.
Deputetja, e revoltuar shprehet se kjo “është forca e kartonit të qeverisë Rama” dhe se qytetarët nuk duhet të presin asgjë në 2024.
Zheni Gjergji: Mazhoranca me forcën e Kartonit, 75 vota kundër miratoi sot hedhjen poshtë të këtij amendamenti, 3000 gra do të enden rrugëve.
Kjo është forca e kartonit të Ramës.
Vetëm për njerëzit në nevojë nuk miraton fonde kjo qeveri.
Mohimi i fjalës së opozitës gjatë këtyre 32 javëve është e turpshme.
Mohimi për komisinet hetimore, vazhdon të jetë mohim i të drejtës së qytetarëve për t’i kërkuar llogari qeverisë Rama.
Mos prisni asgjë në 2024, do vazhdoni të jemi ende në varfëri të plotë, sidomos shtresat në nevojë.