Anëtari i kryesisë së PD, Kulluri: Kurba e Rithemelimit ka ardhur në rënie…

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Kryesisë së PD Edvin Kulluri ka komentuar situatën politike në vend, nga Kongresi i PS ku u fol për Shqipërinë e vitit 2030 e deri tek situate në kampin opozitar.

Në një intervistë për Vizion Plus, Kulluri tha se ka ardhur koha që Rama të flasë për Shqipërinë e burgut të 313, duke shtuar se zhvillimet e fundit të SPAK kanë qenë të paralajmëruara.

Ndërkohë që për përçarjen e PD Kulluri tha se duhet të gjendet shkaku që e ka sjellë në këtë situatë, që të pasojë me një zgjidhje.

“Edi Rama duhet të flaës për Shqipërinë e burgut të 313, për shkak të zhvillimeve të fundit që janë të paralajmëruara, edhe çështja e djeshme në Bashkinë e Tiranës. PD sot është në këtë gjendje për shkak të një përccarje, që nëse nuk dihet shkaku nuk do gjendet rruga e bashkimit”, tha Kulluri.

Ndërsa rikthimin e Sali Berishës, Kulluri e cilëson sit ë pavend dhe jashtë kohe. Sipas tij, kurba e Rithemelimit ka ardhur në rënie.

“Rikthimi i Berishës është i pavend dhe jashtë kohe. Sot salla në Fier ku ishte Berisha ishte gjysëm bosh.

Ne duhet të dalim me njëprogram të mirë për të marrë sa më shumë vota në këto kushte që jemi. Rithemelimi nuk i ka këto kushte. Kurba e Rithemelimit ka ardhur në rënie. Premtimet e Berishës nuk janë mbajtur, as për primaret”, tha Kulluri.

Anëtari i Kryesisë shtoi më tej se në datën 11 dhjetor 2023, në Pallatin e Kongreseve do të mbahet një aktivitet për të përkujtuar krijimin e PD, që organizohet nga Lulzim Basha.

Zjarr Tv Ad