Debati/ Sejamini-Klosit: Si ka mundësi që hetohen drejtorët dhe jo Veliaj? Sekretari i PS: Ku di ministri ç’bën drejtori…

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Në emision pati një debat mes Neritan Sejaminit dhe Klosit, për faktin që “kupola” e partisë, përfshirë Erion Veliajn, nuk hetohen dhe duket se kemi drejtësi me regji, ndërkohë që titullartë e institucioneve, kryeministri dhe kryetari i bashkisë, nuk mbajnë përgjegjësi, pavarësisht se institucionet që drejtojnë janë korruptuar.

Pjesë nga debati:

Neritan Sejamini: Ju keni përvojë në administratë, a mundet një drejtor i përgjithshëm, që vjen pas ministrit, të abuzojë në mënyrë flagrante dhe ministri të mos ketë asnjë dijeni?

Blendi Klosi: Për cilin rast e keni fjalën?

Ylli Rakipi: Ja përshembull drejtorët e tu, kur ishte ti ministër, të bënin çfarë të donin dhe ti nuk e dije?

Blendi Klosi: Padyshim hierarkia funksionon si në çdo institucion, si në emisionin tuaj, meqë e morët emisionin dhe hierarkia gjykohet, por veprimet janë të gjithësecilit individuale. Secili mban përgjegjësi për ato që realizon në detyrën e tij.

Ylli Rakipi: Ore minimumi Erion Veliaj duhet të largohet nga detyra sepse kanë dalë katër drejtorë që e kanë bërë kashtë e k*qe. I kanë vjedhur bashkinë dhe paratë e buxhetit.

Blendi Klosi: Erion Veliaj ka marrë tre mandate nga qytetarët. Çdo votë më e thellë se vota paraardhëse.

Ylli Rakipi: Pastaj kanë dalë këtër apo tre drejtorë, në burg tani, që paskan vjedhur Erion Velinë dhe buxhetin e shtetit shqiptar. Erion Veliaj nuk meriton të jetë në këtë detyrë.

Blendi Klosi: Kjo është çështje në hetim, kur të gjykohet…

Neritan Sejamini: Ky është shqetësim i publikut. Edhe në publik kjo është çështja kryesore. Si ka mundësi të hetohen drejtorët dhe jo zoti Veliaj? Ty ndoshta nuk të pëlqen kjo pyetje, por kjo është në mendjen e çdo qytetari shqiptar. Ka një mendim që ju kontrolloni drejtësinë dhe e çoni atje ku doni. Një armik të brendshëm e dënoni rreptë, një personi që është i dashur për partinë, mundohet ta shmangë. A mundet dot që drejtorët e përgjithshëm, për vendime që kanë marrë firmën politike të kryetarit të bashkisë, të jenë të korruptuar, nëse janë, të kenë bërë gjithë këto gjëra flagrante dhe kryetari i bashkisë, të mos e dijë? Nëse ai nuk e di, a e bën kjo të paaftë? Nëse nuk është i paaftë, a mos duhet moralisht që ky person të thotë, është përgjegjësia ime ti kontrolloj këta, unë jam i pastër, nuk kam gabuar, por do të tërhiqem, sepse nuk jam i zoti të kontrolloj këta që kanë vjedhur? Titullari duhet të garantojë që institucioni i tij respekton pasurinë publike, buxhetin, etj. A nuk duhet të mbajë përgjegjësi ai?

Blendi Klosi: Ne si parti e kemi deklaruar që në ditën e parë, që asnjëherë mos prit një gjykim nga ana jonë, as në mbrojtje dhe as në akuzë të gjykimeve të drejtësisë. Derisa drejtësia ka gjykuar, se disa administratorë, jo për korrupsion, por për probleme administrative, shpërdorim detyre, në këto kushte janë ata që mbajën përgjegjësi, që detyrën që i kanë caktuar… Ministri nuk di çfarë bën drejtori. Ministri di parimet, por nuk di se çfarë bën drejtori në detyrë. Ky është parim i përbotshëm. Pra politikisht ne nuk gjykojmë gjyaktat. Administrativisht, një ministër nuk di atë që bën një vartës.

Neritan Sejamini: E ka për detyrë ta dijë.

Blendi Klosi: Jo nuk e ka për detyrë fare.

Neritan Sejamini: Domethënë ti ke marrë në punë një tufë të paaftësh?

Blendi Klosi: Jo i merr shteti, ligji. Prandaj një vendimarrje ka dhjetë hierarki. Pse ti përshembull e bën dot kameramanin?

Ylli Rakipi: Jo, jo, unë e shoh po bëri keq punën, e kuptoj.

Blendi Klosi: Po pra, po nuk e bën dot ti kameramanin, regjisorin.

Ylli Rakipi: Jo, jo, nuk thashë pse nuk bëhesh ti drejtor. Po e bëri keq punën ai, e kuptoj unë. Ti nuk kupton hajdutin. Të vjedh 300 milionë euro dhe nuk kupton hajdutin, domethënë i ke vjedhur vetë ti, orë zotëri! Mirë, mirë, dakord, se do vish ti të thuash këtu që ka vjedhur Partia Socialiste…

Zjarr Tv Ad