Sarkazma e Neritan Sejaminit: Kongresi i PS-së si ato koncertet ku, këngëtarët e rinj mbajnë turmën të argëtuar, para se të vijë këngëtari kryesor

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Neritan Sejamini, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kongresin e jashtëzakonshëm të PS-së që u mbajt të premten e shkuar në Tiranë, e krahasoi atë në mënyrë sarkastike një një koncert ku në pritje të këngëtarit kryesor, turmën e argëtojnë këngëtarët e rinj. Sejamini u shpreh se më shqetësues është fakt se PS, si parti qeverisëse, nuk ka asnjë reflektim mbi qeverisjen e vendit dhe nuk u tha asnjë fjalë për skandalet e korrupsionit.

“Unë, edhe para Kongresit, mendoja se nuk do të kishte ngjarje dhe nuk pati ngjarje. Çfarë prodhoi? Asgjë. Nëse vlen për ndonjë gjë, megjithëse është një shfaqje që nuk sjell asgjë, mund të kishte ndodhur në grupin parlamentar, në këshillin e partisë, kudo.

Çfarë mësuam ne nga Kongresi? Thjesht konfirmoi faktin që kjo është parti personaliste, se zoti Rama e zotëron krejtësisht partinë, nuk ka mendim ndryshe, kritika, debat. Është zoti Rama dhe gjithë të tjerët janë pjesë e sfondit.

Edhe organizimi është si ato koncertet, që para se të vijë ai këngëtari kryesor, janë këta këngëtarët e rinj që mbajnë turmën të argëtuar.

Pra, si parti, është ajo që ne dimë, parti personaliste, pa ide, pa konkurencë, pa kritikë.

Ajo që është më shqetësuese, si parti qeverisëse, nuk ka asnjë reflektim mbi qeverisjen e vendit. Për më tepër një qeverisje e dërrmuar nga skandalet e korrupsionit, nuk u tha një fjalë për këtë.

Pas gjithë këtyre skandaleve, nuk pati një reflektim, Nuk ka një shpjegim pse na janë korruptuar kaq shumë ministra si parti? Hiq komandatin, si ka mundësi numri, numri tre, nuk u fol asnjëherë?

Edhe nga pikëpamja personale, këta janë të gjithë kolegë, ose do t’i mbronin, ose do t’i kritikonin. Janë kolegë, na i kanë shitur si sukses i madh. Pra kjo është tamam një shfaqje”- u shpreh Sejamini.

Zjarr Tv Ad