Kryeministri Edi Rama dhe delgacioni shqiptar ditën e sotme ndodhen në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian.
Ky samit vjen në një kohë ku Greqia kërcënon me veto integrimin e Shqipërisë në BE, për shkak të çështjes “Beleri”.
Zv.Kryeministrja Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë tha se Shqipëria do të kthehet krenare nga Brukseli pavarësisht vendimit që do të marrë Greqia.
Çfarë do të ndodhë për hapjen e kapitujve. A ka hequr dorë Greqia nga vetoja?
Balluku: Sot delegacioni, i kryesuar nga kryeministri ndodhet në Bruksel. Nuk e kam një informacion se çfarë do të bëjë Greqia. Por ne jemi të kënaqur me atë që kemi bërë. Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrat e shtëpisë dhe kemi marrë detyrat e reja që duhet të çojmë përpara. Jemi të gatshëm për hapjen e negociatave, kështu janë shprehur edhe zyrtarë të lartë të BE-së ndaj delegacioni ynë do të kthehet krenar në Shqipëri cilido të jetë vendimi që do të marrë Greqia në këtë rast.