Pëson arrest kardiak, vdes 19-vjeçari shqiptar në Greqi

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi si pasojë e një arresti kardiak.

Mediat vendase shkruajnë se i riu po udhëtonte me makinën e tij drej Janinës kur ka humbur ndjenjat. Ai është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Amfilochisë por fatkeqësisht ishte tepër vonë, sepse u shpall i vdekur.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit u dërgua në Patra për autopsi për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së tij. Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak, ndërsa për shkaqet e sakta priten analizat toksikologjike. Trupi i pajetë i 19-vjeçarit do transportohet drejt Shqipërisë së Veriut ku do të kryhet ceremonia mortore.

Zjarr Tv Ad