Çani: Përveç revoltës së deputetëve s’shoh asnjë revoltë tjetër, opinion të reagojë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Arian Çani, ka komentuar në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, tensionet në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës.

Ai theksoi se përveç revoltës së deputetëve nuk sheh asnjë revoltë tjetër, referuar faktit se qytetarët nuk po reagojnë.

“Opinioni publik nuk e ka në genet e veta ruajtjen me çdo sakrificë të demokracisë, të lirisë. Pyetja që unë shtrojë unë pse na duhet një parlament kur ka sherre. Pse jo një parlament kur çdo gjë shkon vaj. Përveç revoltës së deputetëve, unë nuk shoh ndonjë revoltë tjetër të grupeve të tjera të interesit. Fakti që u bë mbi një muaj që deputetët po vetëflijohen dhe jashtë Kuvendit nuk ka njerëz. Pse duhet që deputetët të kenë nën kontroll njerëzit. Njerëzit janë të lirë”-tha ai.

Zjarr Tv Ad