A do të bëjë koalicion me Bashën për të mundur Ramën? Ja si përgjigjet Berisha

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes se nëse do të bënte një ditë koalicion me Lulzim Bashën, pavarësisht përplasjes së tanishme, me qëllim për të mposhtuar kryeministrin Edi Rama.

Për këtë, Blendi Fevziu i kujtoi në emisionin “Opinion” rastet me të cilët Berisha ka bërë marrëveshje më parë dhe shprehjen e tij të famshme në politikë “never say never”. Kësaj të fundit, Berisha iu përgjigj duke thënë se me rastin e Bashës është ndryshe pasi është peng i kryeministrit Rama me dosje në gjykatë. Sipas tij, Basha nuk ka asnjë lidhje me opozitën.

Blendi Fevziu: Kush na garanton që megjithë këtë betejë që po bëni me Lulzim Bashën, siç keni bërë me Genc Pollon, me Ilir Metën, me të tjerë, një ditë të mos uleni bashkë ballë për ballë me të dhe të bëni koalicion për të pasur çdo votë, qoftë aq sa mund të ketë ai, për të rrëzuar Ramën? Ju keni një shprehje të famshme në politikë “never say never”?

Sali Berisha: Kësaj here është ndryshe. Pse është ndryshe? Asnjë prej të gjithë atyre që përmende, nuk kanë qenë të marrë peng me dosje gjyqësore nga kundërshtari. Ky me dokumente më të pamohueshme, më origjinale, më zyrtare është i marrë peng për një dosje e cila e çonte atë nga 6-12 vite burg. Ky është realiteti.

Blendi Fevziu: Ajo dosje mund të hapet prapë…

Sali Berisha: Po hapet, prandaj ai është peng nuk ka asnjë lidhje me opozitën. E the bukur. E ka lënë me teknikë për t’u hapur sepse ka firmosur një prokuror. Prokurori tjetër dhe ai që firmosi për të mos shkuar në Gjykatën e Lartë, e mbajti dosjen… Bëri një truk e mbajti 29 ditë dosjen në sirtar dhe dha dorëheqjen. Kaloi afati i dërgimit në Gjykatën e Lartë. Prokurori tjetër nuk ka firmosur dhe ai e hap kur të dojë. Kështu që Edi Rama e ka peng përfundimisht atë dhe nuk krahasohet me asnjë tjetër. Ju mund të përmendi sa të duash emra, janë ndarë për pikëpamje të ndryshme nga unë, janë ndarë për qëllime të ndryshme, jemi bashkuar…

Blendi Fevziu: Por jeni përplasur shumë fort?

Sali Berisha: Padiskutim, por jemi bashkuar dhe kemi punuar shumë fort bashkë. Kjo është e vërteta. Kemi punuar me sukses.

Blendi Fevziu: Pse kësaj here jo?

Sali Berisha: Absolutisht jo.

Blendi Fevziu: Jeni përplasur me Cekën jeni bashkuar, jeni përplasur me Imamin jeni bashkuar, jeni përplasur me Zogajn, jeni bashkuar, jeni përplasur me Pashkon jeni bashkuar, jeni bashkuar me Rrulin, me Genc Pollon jeni bashkuar.

Sali Berisha: Po marr Arben Imamin, e kam patur edhe shef kabineti, por pastaj ministër, një nga njerëzit më të suksesshëm që i ka bërë Shqipërisë shërbime shumë të veçanta. Ta them unë.

Blendi Fevziu: Pse ky rasti i Bashës do të jetë ndryshe?

Sali Berisha: Sepse Arben Imami ka hyrë dhe është sot i lirë. Njerëzit e lirë janë të lirë zotëri, njerëzit e marrë peng, janë peng. Nuk ka. Ky është peng.

Zjarr Tv Ad