“Jemi këtu jo për Berishën, por për të mposhtur diktaturën”, Paloka në protestën e opozitës: Qytetarë ku jeni? Nëse nuk e kuptoni atë që po ndodh sot, nesër do të jetë vonë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita është duke protestuar para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa brenda saj ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të, Sali Berishës.

Deputeti i PD-së, Edi Paloka në fjalën e tij është shprehur se ata nuk janë në protestë për Sali Berishën, por për të mposhtur diktaturën.

Ai ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e aksionit të opozitës, pasi nëse nuk e kuptojnë sot, që po u hiqen të drejtat, nëser do të jetë vonë.

“Jemi këtu jo për Berishën, por për të mposhtur diktaturën. Dhjetëra vite më parë kemi qenë më pak se këtu.

Ishim pak, dhjetëra studentë dhe para kishim qindra policë. Duhej guxim të dilje përballë atij regjimi.

Në atë kohë ishim pak që u përplasëm me regjimin, sot për fat të keq jemi prap në diktaturë edhe pse dikush ndoshta nuk e ka ndjerë ende.

Për fat të keq, edhe pas 30 vitesh, jo të gjithë shqiptarët e njohin vlerën e lirë, por edhe disa nga ne e kanë harruar cdo të thotë të jetosh në diktatura.

Sali Berisha është simboli i demokracisë, qytetarisë dhe guximit të Shqiptarëve, ndaj ne jemi këtu në krah të Berishës.

Aty nuk po kërkojnë heqjen e imunitetit të Berishës, por t’i heqin cdo të drejtë çdo qytetari.

E di cfarë ndodh me ju o qytetarë indiferent, kur t’ju vijnë t’ju poshtërojnë në shtëpitë tuaja, kush do ju dalë në krahë? Cfarë prisni? Nëse nuk e kuptoni që kjo që po ndodh nuk është thjeshtë kundër opozitës, por kundër gjithë shqiptarëve, do jetë vonë nesër” tha ndër të tjera Paloka.

Zjarr Tv Ad