Argita Berisha pjesë në protestën e opozitës: Njerëzit do ta mbështesin Sali Berishën, jam e bindur

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Argita Berisha, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha në një deklaratë për Euronews Albania nga protesta që po mbahet para Kuvendit shprehu bindjen se gjithnjë e më shumë njerëz do t’i bashkohen kësaj qëndrese në ditët në vijim.

Ajo tha se më e rëndësishme se numrat është fryma për të mbrojtur vendin dhe parimet.

E pyetur lidhur me kërkesën e SPAK për autorizim për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj babait të saj, Berisha tha se ajo kërkesë ka shkelje shumë të rënda ligjore.

“Dalja në rrugë është aspekti i protestës popullore, në radhë të parë është apel për pjesën tjetër të popullatës për të qëndruar. Nuk është çështje numrash por çështje fryme, një ditë tjetër do jenë më shumë. Berisha bën atë që bën çdo njëri për vendin e tij, njerëzit do ta mbështesin jam e bindur, për ne është e rëndësishme është ajo që bëjmë ne për vendin dhe parimet. Si juriste jam pa fjalë, kurrë nuk e mendoja që në sistemin e drejtësisë mund të kishte shkelje të tilla të ligjit si ato që kam parë në atë proces që më ka prekur personalisht”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad